
Nxënësit e Omicron vizituan Cacttus Education
Gjatë ditës së shtunë Cacttus Education pritën për vizitë nxënësit nga Akademia e Shkencave Omicron. Në kuadër të vizitës për ta u organizua edhe sfida botërore të kodimit “Hour of Code”.
Gjatë sfidës pjesëmarrësit u mentoruan nga studentë të dalluar të Cacttus Education. Pas sfidës pjesëmarrësve ju shpërndamë edhe certifikatat për përfundimin e suksesshëm të “Hour of Code”.