omicron.rks@gmail.com
+383-45-953-073
img

Investo në të ardhmen tuaj!

Omicron përgatit shoqërinë në qasje të programimit...

Në Omicron, ne iu ikim konventave tradicionale, në të cilat studentët janë të “lodhur” me teori, por bëjmë më shume “hands-on” projekte, ku kjo metodë e sofistikuar dhe e praktikuar në kurset në Amerikë është një zanafillë e mësimit të logjikes, alegoritmeve dhe elektronikës.

img

Interesohu në zhvillimin tuaj!

Omicron mbështet inovacionin dhe fuqizon rininë e Kosovës...

Omicron do të mbulojë një varg teknologjish, duke përfshirë: Arduino, Little Bits, dhe Scratch, në mënyrë që hapat fillestar të programimit për studentët të jenë të kapshëm dhe interaktiv. Pastaj, do të “zhytemi” në oqeanin e gjuhëve programuese, duke përshirë Javascript, PHP, HTML, CSS si dhe React, Angular, dhe Java.

img

Angazhohu në gjetjen e një shkollë t'hajrit!

Çfarë do të themeloni ju?

Bill Gates themeloi Microsoft-in. Steve Jobs themeloi Apple. Isaac Newton përpiloi ligjet e fizikës. Mark Zuckerberg themeloi Facebook-un. Çfarë do të themeloni ju? Fuqizohuni me njohuritë e teknologjisë në Omicron. Ejani dhe na vizitoni.

Mëso teknologjitë më të azhurnuara

Në Omicron studentët ilustrojnë teknologjinë drejtpërdrejt dhe duke programuar robotë, gjithashtu mësojnë për shkencë, inxhinieri dhe matematikë dhe kuptojnë se si lidhen këto lëndë së bashku.

Staf Profesional

Stafi i Omicron përbëhet nga individë që mbajnë çertifikata dhe grada të nderuara në fushën e shkencës kompjuterike, matematikës, kontabilitetit, robotikës dhe elektronikës, gjuhë dhe dizajn grafik.

Merrni pjesë në projekte

Omiron organizon aktivitete të ndryshme për komunitetin. Do të keni mundësi të krijoni një faqe në internet, një robot, të krijoni mjete analitike dhe më shumë që do të përdoren nga profesionistë.

Rreth nesh

Gjatë 15 vjetëve të fundit, teknologjia është rritur duke arritur në 194% të vlerës së saj relative në vitin 2002. Rritja e industrisë së softuerëve të Evropës në mënyrë dramatike tejkalon pjesën tjetër të ekonomisë evropiane.

Akademia e Shkencave Omicron ka për synim aftësimin e të gjtha gjeneratave në programim, elektronikë, robotikë, si dhe implementimin e tyre në përpjekje për të zgjidhur problemet e jetës. Omicron, njëherit është akademia e parë e shkencave kompjuterike e formuar në komunën e Podujevës. Themeluesi i Facebook-it, Mark Zuckerburg ka pohuar se në të ardhmen programimi do të jepet edhe në shkolla. Për ta përgatitur shoqërinë në qasje të programimit, duke e marrë parasysh rëndësin dhe rolin e programimit në jetën e përditshme, ne do t’i përgatisim të rinjtë me dituri për t’i mundësuar dhe fuqizuar idetë e tyre, në mënyrë që ato të rezultojnë në programe që e ndihmojnë shoqërinë. Të moshuarit do t’i përfshijmë dhe adaptojmë në teknologji dhe të zhdukim stereotipet shoqërore që teknologjia është e rëndë dhe e pa-përballueshme.

Akademia e Shkencave Omicron ndodhet në 2 qendra të Kosovës, Prishtinë dhe Podujevë.

100

Teknologjitë e mësuara

350

Student

5

Laboratore Moderne

35

Ligjerues

Për çmimin që ju paguani, ju sigurojmë që të merrni më shumë

Ju dëshironi të jeni një inxhinier, dizajner, të ndërtoni robotë por nuk dini nga ku të filloni. Mos u shqeteso. Omicron ofron materiale dhe teknika të sofistikuara të praktikuara në SH.B.A. për t'ju fuqizuar juve.

Kurse Profesionale

Edukatorët shpesh pyeten: "Pse duhet ta mësoj këtë?" Omicron ju siguron mjetet dhe mbështetjen e nevojshme për të sjellë në jetë mësimet e kurrikulave, duke sjellë praktikisht ekspertë të industrisë në çdo klasë.

Mësues Ekspertësh

Mësuesit ekspertë janë më të aftë në monitorimin e problemeve të studentëve dhe vlerësimin e nivelit të tyre të të kuptuarit dhe përparimit, dhe ato ofrojnë një reagim shumë më të rëndësishëm dhe të dobishëm.

E - Learning

Mësimi elektronik ka ndikim pozitiv në mësim sepse fëmijët zhvillojnë koordinim më të mirë me sy dhe aftësi motorike. Këto aftësi i ndihmojnë ata të formojnë imazhe më të qarta për të zgjidhur problemet.

Audio Learning

Omicron ju ndihmon të mësoni gjuhet e huaja shpejt dhe korrekt. Mësoni kudo, në çdo kohë. Mësimi me efikasitet energjetik. Përsosni theksin tuaj. Rruga më e shpejtë për të folur. Mund të ndihmojë drejtshkrimin tuaj. Do të zhvillojë shkathtësinë tuaj si nxënës.

Ne mbështesim suksesin tuaj

Kurset e Omicron në STEM janë me cilësi më të lartë siç janë shqyrtuar nga studentët tonë. Dhjetëra studentë, ashtu si ju, kanë lënë vlerësime të ndritshme, dhe shumë prej tyre kanë shkuar në punë full time.

Mësoni duke bërë

Nga ndërtimi i faqeve në internet deri tek analizimi i të dhënave, zgjedhja është e juaja. Nuk jeni i sigurt se nga filloni? Ne do t'ju tregojmë në drejtimin e duhur. Pa marrë parasysh nivelin e përvojës suaj, ju do të shkruani kodin real, duke punuar brenda disa minutash.

Cfare ofrojme ne?

Ne ofrojmë kurse rigoroze në Programim, Elektronikë dhe Robotikë, Microsoft Office, Gjuhë të huaja, dhe Dizajn Grafik.

Vlerësimet e ndryshme për Omicron

teacher img

Xhafer Rama

Inxhinier Softverik | BA në Matematikë & Shkenca Kompjuterike & Ekonomi

Ndjeva nevojën më të madhe për të krijuar një akademi që do të fuqizojë studentët në një botë që varet aq shumë nga teknologjia.

teacher img

Fahim Baig

Ekonomist

Unë i dua laboratorët, kompjuterët, elektronikën dhe gjithqka që Omicron ofron aq me sukses për studentët e saj. Ajo plotëson nevojat e tyre dhe ngreh lart komunitetin Kosovar.

teacher img

Kaltrina Kajtazi

Astronome | Praktikante në NASA - California

Mesazhi im për të rinjtë kosovar është së pari që asnjëherë të mos heqin dorë nga ëndrrat dhe synimet e tyre, nuk mund ta them majftueshëm se sa e rëndësishme të mos heqësh dorë nga ëndrrat. Omicron është ura e cila ia mundëson studentëve të ecin drejt suksesit.

teacher img

Aid Muliqi

Ligjerues | Inxhinier Softverik

Unë jam pedagog në Omicron. Omicron është një nga kompanitë më të mira për të cilat kam punuar. Kam në plan të qëndroj këtu për një kohë shumë të gjatë, pa dyshim në të.

Teknologjia informative dhe biznesi po gërshetohen në mënyrë të pandashme. Nuk mendoj se ndokush mund të flas për njërën dhe jo për tjetren.

Ajshe Shala

Studente - Podujevë

Ne jetojmë në periudha kur teknologjia është shumë e rëndësishme. Nëse nuk dini si të kodoni, konsideroheni humbës.

Olti Qerimi

Student - Podujevë

Omicron më lejonë të mësoj programimin në një hapësirë ​​të sigurt, ku ndjehem rehat duke bërë pyetje.

Valentin Rama

Student - Podujevë

Më pëlqen të mësoj në lidhje me internetin dhe teknologjinë. Interneti është aq i fuqishëm sa që mund të subvencionojë detyrat tona të jetës së përditshme.

Endrit Dedia

Student - Podujevë

Lajme

Akademia e Shkencave Omicron është shumë e përfshirë me komunitetin kosovar në përpjekje për t'i fuqizuar ata me aftësi që do t'i ndihmojnë ata gjatë gjithë jetës së tyre.